Friday , February 7 2025

Deklaratë e FSHDPAK

{AF}

imgFondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara Përshëndet ratifikimin nga Parlamenti Shqiptar të  Konventës së OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

Tiranë, 16 Nëntor 2012

Më datë 15 Nëntor 2012,  Parlamenti Shqiptar ratifikoi Konventën e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ratifikimi i  Konventës e vendos shtetin shqiptar në grupin e shteteve anëtare të Konventës, krahas 126 vendeve që e kanë ratifikuar atë, përfshirë edhe Bashkimin Europian.

Konventa e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara është dokumenti i parë që problematikën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara e trajton nën këndvështrimin e të drejtave të njeriut.

Rreth 130,000 njerëz në Shqipëri janë me aftësi të kufizuara. Ata   përjetojnë cdo dite një trajtim diskriminues dhe ndeshen me barriera që pengojnë ofrimin e mundësive të barabarta dhe përfshirjen në arsimim, punësim, strehim, transport, asistence dhe shërbime te tjera.

Kjo situatë duhet të ndryshojë!

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara përshëndet ratifikimin e Konventës pasi përmes këtij vendimi, shteti shqiptar merr të gjitha përgjegjësitë për  rishikim dhe përmirësim të  kornizës ligjore dhe për zbatimin e saj në përputhje me detyrimet e Konventës, që do të thotë respektim i të drejtave të  të gjitha kategorive të personave me aftësi të kufizuara  dhe mundësi të barabarta për  pjesëmarrje reale të tyre në jetën shoqërore.

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Koalicioni Shqiptar për Aftësinë e Kufizuar dhe Zhvillimin, OJF të aftësisë së kufizuar, OJF , organizma dhe agjensi të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë UNDP, USAID, EU, OSBE, CRD, SOROS etj.  kanë luajtur nje rol thelbësor nxitës dhe mbështetës për Qeverinë Shqiptare në procesin e firmosjes dhe më tej,  ratifikimit të Konventës nga Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar.

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara konfirmon gjithashtu, përmes kësaj deklarate, qëndrimin dhe rolin që kjo organizatë do të vazhdojë të luajë në përputhje me misionin e saj, për nxitjen e zbatimit të Konventës para së gjithash, përmes monitorimit të vazhdueshëm të respektimit të të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Për informacion te mëtejshëm kontaktoni me:
Blerta Cani
Tel:  + 355 4 2269 426
e-mail: adrf@albmail.com; www.adrf.org.al

{/AF}

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …