Kjo është motoja e njërit prej grupeve të kampit që po mbahet ne Elbasan, në kuadër të projektit: Fuqizimi i Kapaciteteve të shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara ne Shqipëri, projekt që zbatohet në partneritet me World Vision dhe Partnerë për Fëmijët.
Kampi është duke u organizuar nga datat 3-7 gusht për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe bashkëmoshatarët e tyre, në mjediset e Kompleksit Ajek.
Në kamp po marrin pjesë gjithsej 43 fëmijë të shoqëruar nga prindërit, që nëpërmjet lojërave dhe mbështetjes së animatoreve të tyre mësojnë duke u argëtuar rreth gjithëpërfshirjes dhe diversitetit.