Sot në Botë
Fakte mbi aftësinë e kufizuar:
- Të paktën 10% e popullsisë së botës, ose 650 milionë njerëz jetojnë me aftësi të kufizuara. (Në Shqipëri vetëm 4.3%)
- 20% e të varfërve në botë janë me aftësi të kufizuara (Në Shqipëri s’ka të dhena)
- Përqindja e fëmijëve me aftësi të kufizuara që nuk ndjekin shkollën është jashtëzakonisht e ndryshueshme dhe është në mes të 65-85% në disa vende afrikane . (Në Shqipëri nga 19 mijë fëmijë të moshës 0-18 vjec vetëm 3 mijë prej tyre janë në shkollë).
- Vdekshmëria për fëmijët me aftësi të kufizuara mund të arrijë deri në 80% në vendet ku vdekshmëria nën moshën pesë vjeçare në tërësi është zvogëluar nën 20% (Nuk ka të dhëna të aksesueshmen për vendin tone)
- Në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme, vetëm 5-15% e personave me aftësi të kufizuara që kërkojnë pajisje dhe teknologji ndihmëse kanë mundësi ti kenë ato . (Po kështu është edhe tek ne, por nuk gjenden të dhena)