Thursday , April 24 2025

20 Vjet “MEDPAK”

Me datë 03/06/2013, në mjediset e “Vila Zeneli” (Librazhd), u zhvillua takimi përkujtimor, kushtuar 20 vjetorit te krijimit të Shoqatës “Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara” MEDPAK. Në këtë aktivitet me titull: “20 vjet punë, përpjekje në mbrojtje të të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe krijimin e një jete më të mirë për ta”, morën pjesë antarë e vullnetarë të shoqatës, punonjës socialë dhe psikologë bashkëpuntorë të shoqatës, përfaqësuesë të shoqatave partnere dhe të donatorëve, si “Save the Children”, Rotary Club England”, “Soros Foundation”, “Vodafone Albania Foundation”, “KINDER PERSPECTIEF“, “FSHDPAK”, “Ndihmoni Jetën”, “UNICEF”, “USAID” etj.

Nën moton “Personat me Aftesi te Kufizuar kane nevoje per me shume perkrahje, per me shume ngrohtesi njerzore, per me shume Kujdes. Ata jane te ndryshem vetem ne nevoja, por te barabarte me te gjithe te tjeret ne te Drejta”, përshëndetën takimin e 20 vjetorit te Shoqates MEDPAK edhe zotërinjte Taulant Balla dhe Eduard Selami.

Lexo gjithashtu

Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për komunitetin

PËRMBLEDHJE PROJEKTI TEMA: Kujdesi për familjet me Persona me Aftësi të Kufizuar është kujdes për …