Thursday , April 24 2025

Dita Botërore për Fëmijët

20 Nëntor 2017

Në ditën e Fëmijëve në Qëndrën Kulturore të Peqinit një grup artistik me pjesmarrës fëmijë me aftësi të kufizuar kenaqën bashkëmoshatarët, prindërit dhe komunitetin artdashës të Peqinit me këngë, recitime, valle popullore, vallzim, muzikë, humor.

Një kënd pikture me shumë vizatime/piktura nga fëmijët me Aftësi të kufizuara të Qendrës Burimore MEDPAK në Peqin ishte vendosur në holl të pallatit të kulturës, i cili tërhoqi vëmëndjen e pjesëmarrësve në cfaqjen “Art për të gjithë nga të gjithë”

I gjithë ky grup po merr jetë nga projekti projekti “Pa pengesa – Modele të Përfshirjes Sociale“, projekt që po zbatohet nga bashkia Peqin në partneritet me Komunën e Barit në Itali dhe shoqata MEDPAK (Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara) me mbështetje të programit IADSA

Falënderojmë stafin e punonjësve të Pallatit të Kulturës Peqin, për mbështetjen e përkushtuar që po i jep grupit artistik të personave me aftësi të kufizuara.