Wednesday , November 20 2024

Historia

MEDPAK: Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar

Av_Nazmi_Koka
Avokat Nazmi Koka [ Kryetari i parë i MEDPAK ]
MEDPAK është një shoqatë jofitimprurëse e krijuar në vitin 1993, nga prindër me femijë me aftësi të kufizuar në qytetin e Librazhdit, për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve të tyre, e shtrire me veprimtarine e saj ne gjithe Shqiperine.

Në vitin 1994 u hap e para qëndër ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar, në qytetin e Librazhdit.

Në vitin 1996 fillimisht u trajnuan disa mësues për arsimin special të integruar. Në Shtator të vitit 1996 u hap një klasë e edukimit special të integruar për fëmijët me aftësi të kufizuar në shkollën tetëvjeçare “Genc Leka” Librazhd. Në Tetor 1998, 20 mësues nga rrethi Librazhdit u trajnuan për arsimin special nga shoqata “Children’s Aid Direct”

Në Shtator te vitit 1999 në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Librazhd dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ne hapëm edhe një klasë të edukimit special për fëmijët me Aftësi të kufizuar në qytetin e Prrenjasit. Në vitin 2000 bëmë studimin dhe vlerësuam nevojat për gjithë njerëzit me Aftësi të Kufizuar në rrethin e Librazhdit. Pas këtij studimi në Shtator 2000-2003 me fonde të UNICEF ne filluam arsimimin e fëmijeve me Aftësi të Kufizuar duke i integruar ata në shkollat pranë vendbanimit të tyre në gjithë rajonin e Elbasanit, rreth 315 fëmijë të moshës 6-10 vjeç.

Në Dhjetor të 2002 në qytetin e Librazhdit, në partneritet me Bashkinë Librazhd dhe shoqatën “Save the Children” Shqipëri, për edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar të rënduar hapëm një qëndër ditore, e cila frekuentohet nga fëmijë me Aftësi të Kufizuar të rënduar të qytetit të Librazhdit dhe 2-3 femijë nga qytetit i Elbasanit. Me hapjen edhe të kësaj qëndre ne si shoqatë kemi zbatuar të drejtën për arsim për fëmijët me Aftësi të Kufizuar dhe integrimin e tyre në komunitet.

Në vitin 2003 shoqata hapi një Qëndër Burimore për Aftësinë e Kufizuar në qytetin Librazhd, e cila krijon lehtësi për prindërit në rajonin e Elbasanit. MEDPAK eshte shoqate aktive ne pjesmarrjen per hartimin e Strategjise Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, bën pjesë në grupin e advokacisë për të Drejtat e këtyre personave si dhe në vazhdimësi ka dhënë e jep një oponence reale për lobimin dhe miratimin e akteve ligjore dhe nënligjore për personat me Aftësi të Kufizuara.

figMEDPAK është shoqatë aktive në Aleancën e Fëmijëve në Shqipëri, duke udhëhequr në rajon veprimtaritë për të drejtat e fëmijëve dhe duke dhënë kontribut me përvojat e saj për mbajtjen e këtij rrjeti dhe zhvillimin e tij. Ajo është gjithashtu anëtare e rrjetit “ROA”, ku përfshihen organizatat që kanë një veprimtari konkrete në fushën arsimore dhe me përvojat e saj disavjecare dhe te qendrueshme, jep shëmbull përkushtimi dhe ekspertize.

Në vitin 2004 u krye studimi “Vlerësim i nevojave të fëmijëve me Aftësi të kufizuar për arsimin special te integruar në Bashkinë e Tiranës”, në të cilin ajo dha kontribut me mendime konkrete. Me anën e projektit “Vlerësim i nevojave të fëmijëve me aftesi te kufizuar për arsimin special te integruar ne bashkine e Tiranës”, në shërbimin social, për zbatimin e Dispozitave Normative duke realizuar integrimin e fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në shkollat publike të arsimit të detyruar si dhe kthimin e shkollës “Luigj Gurakuqi” në një qëndër për aftësimin e adoleshentëve me Aftësi të Kufizuar në profesione të ndryshme, në përshtatje me aftësitë dhe prirjet që kanë.

imgNë Dhjetor te 2004 ekspertë të shoqatës sonë realizuan studimin me temë: “Raport studimor mbi efektivitin e zbatimit të kuadrit ligjor që garanton edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në kushtet e arsimit gjithëpërfshirës përvojë rajonale, arritje, sugjerime dhe sfida për të ardhmen”. Në Dhjetor të 2004, për përvojën e krijuar, sidomos për arsimin gjithëpërfshirës, shoqata MEDPAK u vlerësua me Çmim të parë nga “Handicap International” në Beograd, për Shërbime më të mira me bazë komunitare.

MEDPAK, me pervojën e krijuar, trajnimin e mësueseve për arsimin gjithëpërfshirës, realizimin në praktikë të ligjit shqiptar për periudhën nga viti 1996, e konsiderojn edhe një arritje të sajën, realizimin e të drejtës për arsimim të personave me aftësi të kufizuara, të integruar së bashku me bashkëmoshatarët e tyre në komunitetin ku ata jetojnë.

Tashmë punojmë për rreth 850 persona me aftësi te kufizuar dhe familjet e tyre. Duke qenë një shoqatë prindërish që kanë fëmijë me Aftësi të Kufizuara dhe antarë të tjerë vullnetarë, tek ne, çdo vit anëtarësohen mbi 150 anëtarë.
medpak-logo3

Vlerësim

—————

  • 1998 – Çmimi i parë nga FSHDPAK (Fondacionin Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara) në një shkallë kombëtare.
  • 1998 – Çmimi i parë nga FSHDPAK (Fondacionin Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara) në një shkallë kombëtare.
  • 1998 – Çmimi i parë nga FSHDPAK (Fondacionin Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara) në një shkallë kombëtare..
  • 2000 – Partnere në arritjen e bashkëpunimit me VSO.
  • 2004 – Vendi i parë në Çmimin Qendra e Komunitetit nga Handicap International.
  • 2008 – Çmimin për arritje të mira në ndërtimin e modeleve bashkëkohore për arsimin përfshirës.
  • 2016 – Çmim simbolik nga OSBE. për punën e bërë me personat me Aftësi të Kufizuara, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut,